Maqedoni
Shkup, sanksionohen 177 shoferë, 34 për vozitje nën efektin e alkoolit
31.12.2021 09:19
istria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik....

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 177 masa, nga të cilat 43 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 10 masa për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 20 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer.
Janë vendosur edhe 15 masa për parakalim dhe shmangie të paligjshme, 10 për përdorim të celularit, gjashtë për shofer fillestar dhe katër masa për mjete të paregjistruara.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
