Botë

2022-shi po vjen nën hijen e pandemisë në shumë shtete festa tashmë ka filluar

31.12.2021 12:45

Viti i Ri 2022 ka trokitur tashmë në anën tjetër të globit. Zelanda e Re nisi festimet për Vitin e Ri...

Viti i Ri 2022 ka trokitur tashmë në anën tjetër të globit. Zelanda e Re nisi festimet për Vitin e Ri, me një spektakël fishekzjarresh të jashtëzakonshëm në Okland. Por, edhe kjo festë kremtohet mes frikës se pandemisë të shkaktuar nga virusi korona. 

I përhapur si një tsunami në pjesë të ndryshme të globit, varianti i ri i koornavirusit, Omicron bëri të shpërthenin sërish nivelet pandemike e për të dytin vit me radhë, qytete të mëdha janë detyruar t`i reduktojnë festimet, e në disa raste t’i anulojnë krejtësisht. 
 
Ishujt e vegjël të Samoas e Kiribatit, e shfrytëzuan megjithatë më së miri vëmendjen që i solli kapërcimi i datës së Paqësorit, duke e çuar 24 ore përpara, ç’ka i bëri të rrëmbenin lavdinë e rajonit të parë që troket gotat për mbërritjen e viti të ri. Shumë shpejt pas tyre, 2022-shi trokiti në Auckland të Zelandës së re, ku si përherë nuk zhgënjeu spektakli magjik i fishekzjarreve. Por në fund, sytë sërish do te mbërthehen në urën e Sidnejt në Australi, që ne vite te tjera është shndërruar në një “pishtar” të vërtetë piroteknik. Në Australi   qeveria ka liruar masat kundër virusit korona për këtë ditë, pavarësisht se autoritetet shëndetësore raportuan 32 000 raste të reja ma Covid-19.
 
Hyrjen e Vitit të Ri e nisin paskësaj me radhë Rusia, Japonia, Koreja e Jugut dhe e veriut, Kina, Indonezia, e me radhë Bangladeshi e Pakistani për të mbërritur më tej në Gjermani, Francë, Itali e Belgjikë. Pak më vonë, trokasin gotat anglezët, irlandezët e portugezët. Të fundit që presin Vitin e Ri,  janë ishujt e pabanuar Hoëland dhe Baker, pranë SHBA-së ,  atje 2022-shi mbërrin 26 orë më vonë sesa në Kiribati e Samoa, të cilat ishin vendet e para që Viti i Ri  përshendeti. 
 
BELINDA KOKA ADEMI