Maqedoni
Carovska për vitin 2021: Viti i ndryshimeve në sferën e arsimit
31.12.2021 13:34
Në fund të vitit 2021 të gjithë iu gëzohemi ndryshimeve në sistemin arsimor si dhe rëndësisë së hapjes së shkollave dhe mësimit me prani fizike...

Në fund të vitit 2021 të gjithë iu gëzohemi ndryshimeve në sistemin arsimor si dhe rëndësisë së hapjes së shkollave dhe mësimit me prani fizike. Kështu vlerësoi Ministrja e Arsimit Milla Carovska, e cila përmes videomesazhit në rrjetin social fejsbuk potencoi të arriturat e Mash në realizimin e potencialit të çdo fëmijë vitin në vitin që po lëmë pas.
“Në fund të vitit 2021 të gjithë ne iu gëzohemi ndryshimeve në arsim të cilat janë në interes të çdo fëmije. Sërisht i hapëm shkollat. I përmirësuam kushtet në shkolla, aplikuam programe të reja arsimore dhe siguruam trajnime dhe përkrahje për mësimdhënësit. I tërë angazhimi vlente sepse më e rëndësishmja në botë është buzëqeshja e fëmijëve.”, tha Milla Carovska, ministre e Arsimit.
“Jam e lumtur që kët vit u kthyem në bankat shkollore dhe çdo ditë shoqërohemi dhe mësojmë së bashku me shokët dhe shoqet.”, tha një nxënëse.
"Mësojmë për të ndihmuar njëri tjetrin, të duhemi dhe të respektohemi. Edhe pse jemi të ndryshëm, prap jemi të njejtë, të gjithë jemi fëmijë.”, u shpreh një nxënës.
Sipas Carovskës, dëshirat fëmijërore janë motivi kryesor i cili na jep forcë të vazhdojmë të krijojmë arsimim cilësor dhe të besojmë në vlerat qytetare të cilat janë baza e shoqërisë në të cilën ka vend për çdokënd.
FLUTURA LATIFI
