Maqedoni

Nga 1 janari, e diela ditë jopune, ISHP: Punëtorët të paraqesin të gjitha shkeljet

31.12.2021 13:43

Nga 1 janari hyjnë në fuqi ndryshimet në Ligjin e Punës, me të cilat e diela është ditë ditë jopune dhe Inspektorati Shtetëror i Punës...

Nga 1 janari hyjnë në fuqi ndryshimet në Ligjin e Punës, me të cilat e diela është ditë ditë jopune dhe Inspektorati Shtetëror i Punës bën thirrje që punëtorët   të denoncojnë shkeljet eventuale e të drejtave të tyre në punë. 
 
Denoncimet mund ti bëni përmes ueb faqes dit.gov.mk, nëpër arkivat e zyrave regjionale dhe të selisë së ISHP-së, në numrin e telefonit 151-31 ose tek inspektorët kujdestar sipas rajoneve. Kuvendi më 20 dhjetor vendosi të shpallë të dielën ditë jopune, si një nga kërkesat kryesore të Federatës së Sindikatave. Me zgjidhjen e re ligjore, e diela do të jetë ditë jopune për 92% të punëtorëve. Ata që merren me aktivitete që nuk guxojnë të ndërpriten, do të përfitojnë të paktën 50 % më shumë mëditje për punën gjatë të dielave dhe një ditë pushim që mund ta shfrytëzojnë gjatë javës së  ardhshme. Para fillimit të punës të dielën, punëdhënësit janë të obliguar të njoftojnë inspektoratin përmes formularit të veçantë për punën të dielën.