Botë

Gallup International: Më pak lumturi në botë, më keq Europa Lindore

31.12.2021 13:55

Megjithëse sonte do të festojmë, një anketë e “Gallup International”, që mat çdo vit lumturinë globale....

Megjithëse sonte do të festojmë, një anketë e  “Gallup International”, që mat çdo vit lumturinë globale, tregon se sivjet njerëzit duket sikur i kanë humbur iluzionet.
 
Dy vite pandemi kanë lënë gjurmën e tyre, njerëzit janë shumë të  shqetësuar për perspektivat ekonomike dhe presin thellimin e krizës. Ky shqetësim është më i përhapur në Europën Lindore, ku mesatarisht rreth dy të tretat e anketimeve tregojnë rënie të pritshmërive. Por, siç duket, më e keqja nuk ka ardhur ende.
 
Viti i kaluar u shënua nga shpresa se vaksinat kundër Covid-it do t’i jepnin fund pandemisë. Ky vit përfundon me më shumë pyetje sesa përgjigje. Me ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit global dhe rritjen e çmimeve të energjisë, pakënaqësia masive dhe tensionet politike do të rriten, jo vetëm në vendet më pak të zhvilluara. Njerëzit në mbarë botën po lodhen tregon anketa.