Maqedoni
Mjekët me apel: Jo grumbullime për festa, respektoni masat
31.12.2021 14:37
Festa e fundvitit zakonisht kalohet me familjen, e të gjithë grumbullohemi rreth tryezës festive....

Festa e fundvitit zakonisht kalohet me familjen, e të gjithë grumbullohemi rreth tryezës festive. Por mjekët apelojnë të bëjmë kujdes.
“U bëj thirrje njerëzve, sado e çuditshme të tingëllojë, të mos grupohen. Çdo lokal ka një protokoll, mund të hyjnë vetëm të vaksinuarit, ka një protokoll për numrin maksimal të të ftuarve dhe mendoj se të gjithë duhet të respektojnë protokollet dhe masat, por kujdes edhe nëpër shtëpitë tuaja që të mos kemi valë të re infektimesh.”, tha Kristian Kostov, drejtor i spitalit “8 shtatori”.
Në spitalin 8 shtatori, në dy muajt e fundit kanë pasur rreth pesëdhjetë pacientë covid me mbështetje oksigjeni ose me respirator, të cilët vijnë kryesisht nga institucionet e tjera spitalore me gjendje klinike të përkeqësuar dhe kufiri i moshës së këtyre pacientëve është nga 30 vjeç e lart. Shtohen edhe apelet për sa më shumë vaksinime.
Covid-19, MSH: 67% e rasteve të reja, janë të pavaksinuar
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë nga gushti deri në dhjetor, tregojnë se 69.242 qytetarë kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid 19. Prej tyre, 22.996 ose 33% ishin të vaksinuar plotësisht. I lartë është ndërkohë numri i qytetarëve të pavaksinuar, të infektuar me Covid-19. Sipas statistikave të javëve të fundit, 46.246 qytetarë, pra 67% e të infektuarve pozitivë me Covid-19 nuk janë vaksinuar.
Vdekshmëria te të pavaksinuarit është drastikisht më e lartë, tregon analiza. Janë 2.447 fatalitetet covid gjatë kësaj periudhe, 1.913 të vdekur, nuk ishin të vaksinuar, 22% e kishin marrë vaksinën, por kishin disa sëmundje kronike të kombinuara.
FARIJE DAUTI BAKIU
