Maqedoni
Viti i Ri, Shkupi i nisi festimet në sheshin qëndror
31.12.2021 14:48
Me muzikë dhe me shpërndarjen e dhuratave nga babagjyshi në kryeqendër nisën festimet për Vitin e Ri....

Me muzikë dhe me shpërndarjen e dhuratave nga babagjyshi në kryeqendër nisën festimet për Vitin e Ri. Si zakonisht ata që më shumë I gëzohën kësaj feste janë fëmijët që kanë shumë dëshira.
“Dashuri dhe paketa dua të më sjellë Viti i Ri.”, u shpreh një qytetar i vogël.
“Të jemi shëndoshë dhe mirë,”. tha një qytetare e vogël.
“Për vit të ri dua një veturë me yje dhe asgje tjetër.”, u shpreh një qytetar i vogël.
“Fëmijët kërkuan nga unë shëndet dhe dhurata të ndryshme për Vitin e Ri.”, u shpreh një qytetar i vogël.
Edhe të rriturit dëshirojnë kryesisht shëndet dhe shumë dashuri.
“Ne për vitin e ri dëshirojmë shëndet, dashuri dhe fat, kjo është më e rëndësishmja.”, u shpreh një qytetare.
“Dashuri fat dhe shëndet për Vitin e Ri.”, u shpreh një qytetar.
Eshe këtë vit nuk ka organizime qëndrore në sheshet e qyteteve dhe qytetarët kryesisht do festojnë në shtëpi ose lokale me të afërmit dhe miqtë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
