Maqedoni

Qytetarët: Viti 2021 ishte vit i brishtë

31.12.2021 15:08

Qytetarët po i japin fund vitit 2021. Ata këtë vit do ta mbajn mend si vit të brishtë dhe të fatkeqsive....

Qytetarët po i japin fund vitit 2021. Ata këtë vit do ta mbajn mend si vit të brishtë dhe të fatkeqsive. Pandemia ka lënë një shenjë të madhe edhe këtë vit. 
 
“Viti 2021 ka qenë shum i brishtë. Ka pas shumë fatkeqësi të mëdha,si ajo në Bullgari, ajo në Tetovë dhe pandemia shumë keq na ka rrëzu në dy gjunjë.”, tha një qytetar.
 
“Me këtë covidin mbaruam. Të gjitha janë mbyllur. Nuk na lënë të punojmë.”, u shpreh një qytetar.
 
Qytetarët: 2022-a të na sjell fat dhe shëndet
 
Por qytetarët shpresojnë që përfundimisht këtë vit të kthehet jeta si më parë, të kemi shëndet dhe të kthehet buzëqeshja në fytyrat e njerëzve. 
 
Shëndeti është gjëja primare për të cilën luten qytetarët që ta ken në vitin e ri. Gjatë vitit 2022 ata shpreojnë që më në fund ti jipet fund edhe pandemisë globale.
 
“Për vitin e ri shpresoj që do të kemi shëndet pik së pari. Tani shpresoj që do të shkojnë gjëerat pak më mirë.”, tha një qytetar.
 
“Të kenë shëndet të gjithë. Ju uroj një vit të mbarë. Gjitha të mirat nga ana ime. Dhashtë Zoti bëhet mirë vitin tjetër.”, u shpreh një qytetar.
 
“Vetëm shëndet. Të jei gjallë e shëndosh. Të mos kemi më budallallëqe, të mos kemi pandemi, të mos kemi gjëra të këqija. Vetëm të mira le të ketë.”, tha një qytetar.
 
Me masa më të buta e në krahasim me vitin e kaluar, të gjithë qytetarët anembanë vendit do të përcjellin vitin 2021 dhe do ta mirëpresin vitin e ri 2022. Edhe shumë lokale po organizojnë pritjen e ndërrimit të motmoteve.
 
ERSAN PAJAZITI