Maqedoni

Liderët politik urojnë qytetarët për Vitin e Ri

31.12.2021 15:20

Përfundimi i pandemisë, përballja me krizën energjetike...

Përfundimi i pandemisë, përballja me krizën energjetike, rikuperimi i ekonomisë dhe sundimi i ligjit janë dëshirat dhe urimet e krerëve shtetëror dhe politik për vitin 2022. Presidenti i Republikës, Stevo Pendarovski, në urimin e fundvitit, shprehu mirënjohje për profesionistët shëndetësorë, punonjësit e shpëtimit dhe vullnetarët, të cilët tejkaluan çdo dallim për të ndihmuar njerëzit në nevojë gjatë vitit 2021.
 
“Në pritje të vitit të ri 2022, le t'i drejtohemi shpresës dhe besimit që do të na ndihmojë të ndërtojmë një shoqëri të begatë në të cilën të gjithë do të jemi të barabartë përpara ligjit. Një shoqëri që do të kujdeset për të dobëtit, do të vlerësojë dhe shpërblejë të virtytshmit, në të cilën të rinjtë do të duan të qëndrojnë dhe të realizohen në vendin e tyre.”, shkruan presidenti Pendarovski në urimin e tij.
 
Ndërkaq, mandatari për formimin e qeverisë së re, kreu i LSDM-së, Dimiatr Kovaçevski, uron që viti i 2022, përkundër sfidave me pandeminë dhe krizën energjetike do të sjell mirëqenie për qytetarët dhe intgremin e vendit në BE. Për arritjen e këtyre qëllimeve do të angazhohet qeverie re, thotë Kovaçevski.
 
“Me fokus në ekonomi, efikasitet në institucione, përgjegjësi dhe ndershmëri të përmirësojmë standardin jetësor të qytetarëve. Paga minimale duhet të vazhdojë të rritet, e me të dhe pagat mesatare, pensionet, derisa papunësia do të bie. Këtë do ta arrijmë me punë të përgjegjshme dhe të përkushtuar, së bashku me ekipin tim dhe së bashku me ju qytetarë. E ardhmja e vendit tonë është në BE dhe nuk do të heqin dorë nga ajo. Do të punojë për përmbushjen e këtij qëllimi strategjik.”, tha Dimitar Kovaçevski, kryetar I LSDM-së.
 
Urime të ngjashme edhe partneri i koalicionit qeverisës, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. 
 
“Vitin para nesh do të punojmë që ta nisim me çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, vënien e gurthemelit të korridorit 8, stabilizimin energjetik dhe ekonomik, vazhdimin e gasifikimit dhe përfundimin e pandemisë.”, tha Ali Ahmeti, kryetar I BDI-së.
 
Të ardhme evropiane, standart më të mirë jetësor dhe paga më të larta, uron kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski. 
 
“Viti 2022 do të jetë vit në të cilin ndryshimet dhe projektet do të sjellin fitoren përfundimtare, triumfin e vlerave të mirëfillta. Të fillojëm dhe të përfundojmë punën bashkë. Të sjellim reforma, normalitet dhe siguri. Të ruajmë dhe avancojmë shëndetin dhe jetën. Ato janë dhuratat më të shtrenjta për çdo njeri.”, tha Hristijan Mickovski, kryetar I VMRO DPMNE-së.
 
Edhe kreu i ASh-së, Ziadin Sela, ndër të tjera uron që në vitin 2022 të hapet perspektiva evropiane dhe të përforcohet shteti i së drejtës. 
 
“Në rrafshin politik, urojmë që perspektiva evropiane e vendit më në fund të zhbllokohet gjatë vitit të ardhshëm, duke shpresuar se presioni i jashtëm që shoqëron negociatat për anëtarësim në BE do të ndikojë pozitivisht në instalimin e një klime që forcon shtetin e së drejtës, luftimin e korrupsionit dhe liritë e qytetarëve.”- shkruan Sela në urimin e tij.
 
Autoritet shtetërore dhe politike ftojnë qytetarët që natën e ndërrimit të moteve të festojnë me maturi.
 
SHPËTIM NUREDINI