Maqedoni

Energjetikë, LSDM dhe VMRO shkëmbejnë akuza për çmimin

31.12.2021 15:40

Rrija e çmimit të energjisë elekrtike ka përplasur VMRO-DPMNE-në LSDM-në....

Rrija e çmimit të energjisë elekrtike ka përplasur VMRO-DPMNE-në LSDM-në. Kjo e fundit thotë se reagimi i shpejtë i Qeverisë dhe mobilizimi i të gjitha kapaciteteve vendore për prodhimin e energjisë elektrike ka ndihmuar parandalimin e një goditje të madhe për qytetarët. Sipas LSDM-së rritja e çmimit për vitin e ardhshëm është shumë më e ulët se parashikimi fillestar prej mbi 25%.
 
“Rritja e çmimit të energjisë elektrike për vitin e ardhshëm do të jetë 9.48%, që është shumë më e ulët se parashikimi fillestar prej mbi 25%. Gjithashtu, ruhet tarifa e lirë e energjisë elektrike gjatë natës, tarifa e lirë të dielën dhe nuk do të ketë kufizime. Të gjitha këto të dhëna dematnojnë Hristijan Mickoskin i cili me vetëdije gënjen opinionin duke tentuar të krijojë panik te qytetarët duke thënë se çmimi i rrymës do të jetë për 40 për qind më i lartë.”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
 
Por VMRO-DPMNE ka akuzuar LSDM-në se me rritjen e energjisë elektrike për ekonomitë familjare ka shkaktuar një shok energjetik për qytetarët. Sipas tyre me heqjen e tarifës së lirë gjatë ditës rritjes 9.5 përqind i shtohen e 5 apo 6 përqind të tjera.
 
“Rritja prej 9.5% e energjisë elektrike për familjet dhe konsumatorët e vegjël nuk është e vërtetë. Me heqjen e tarifës së lirë nga ora 14 deri në 16 pasdite, çmimi i energjisë elektrike do të rritet me 5-6%, që do të thotë se rritja totale do të jetë rreth 15%. Dhe jo vetëm kaq. Për konsumatorët e vegjël rritja do të jetë edhe më e madhe se 15% nëse kemi parasysh edhe çmimi i fuqisë së lartë, me cilën manipulohet më së shumti.”, tha Stvevçe Antovski nga VMRO-DPMNE.
 
Vetëm pasi ta kenë marrë faturën e janarit dhe ta krahasojnë faturën e dhjetorit konsumatorëve të vegjël, do të kuptojnë se çfarë ka ndodhur me çmimin, duke ndërsa ai do të jetë shumë më e lartë se 15 për qind”, tha Antovski.
 
NAIM RAMADANI