Maqedoni
Trajtimi i Kamçev në spitalin privat, Osmani: Trajtimi të jetë i njejtë për të gjithë
31.12.2021 16:01
Çdo i burgosur ka të drejtën e trajtimit të mirfilltë mjeksor dhe në këtë udhëzon edhe Konventa evropiane...

Çdo i burgosur ka të drejtën e trajtimit të mirfilltë mjeksor dhe në këtë udhëzon edhe Konventa evropiane për të drejta të njeriut, mirëpo jo të gjithë kanë trajtimin e njejtë. Ky është qëndrimi i avokatit Sejfulla Osmani lidhur me vendimin e lirimit të Jordan Kamçev të trajtohet në Klinikën private "Sistina".
Praktika e tij tregon se një numër i madh i të burgosurve që ka përfaqësuar nuk e kanë pasur trajtimin e duhur mjeksor brenda burgjeve.
“Për fat të keq në shumë raste kemi pasur nevojë që të burgosurit apo paraburgosurit të cilët i kam përfaqësuar unë kanë pasur nevojë për trajtim mjeksor dhe kjo nuk është dhënë, më vjen keq që dua ta them por jam i detyruar. Ne, jemi detyruar avokatët dhe familja që tu dërgojmë medikamente apo ilaqet e nevojshme për tu trajtuar brenda burgut. Unë nuk them se pse njëri trajtohet mirë e tjetri keq, është mir të trajtohen të gjithë mirë, jo të gjithë të trajtohen keq, e në veçanti personave të caktuar tu jepet një mundësi shtesë”, u shpreh avokati Sejfulla Osmani.
Gjykatësi i rastit "Parcelat në Vodno" i cili ka liruar Kamçevin për trajtim në Sistina ka deklaruar se nëse konstatohen keqpërdorime në raportet e përgaditura nga kuadri mjeksorë në drejtim të stërzgjatjes së procesit apo ikjes së mbatjes së paraburgimit do të ipet urdhër për mendim konziliar në Klinkën shtetërore.
Seanca e radhës për rastin "Parcelat në Vodno" është më 14 janar. Ndryshe ditë më parë për të njejtën lëndë "Parcelat në Vodno" Gjykata e Apelit pranoi ankesën e të akuzuarit Sasho Mijallkov dhe të njejtin e liroi nga paraburgimi.
FLORIJE BELULI KAMBERI
