Botë

Liderët botërorë, dërguan mesazhe në prag të festave të fundvitit

31.12.2021 16:47

Liderët botëror kanë dërguar porosit e tyre në prag të festave të fundvitit...

Në fjalimin e tij kancelari gjerman Olaf Scholz pohoi se “Viti 2021 ishte shumë sfidues për të gjithë ne. Pandemia e koronës me ngarkesat dhe kufizimet e saj të thella vazhdon të na mundojë të gjithëve.
 
“Në Gjermani janë vaksinuar tani më shumë se 60 milionë persona dhe numri po rritet çdo ditë. Falënderoj të gjithë ata që punojnë çdo ditë për mirëqenien tonë. Ndalimi i festimeve të ndryshimit të viteve dhe i fishekzareve u bë në mënyrë që virusi të mos përhapet më tej. Që të mos bëjmë presion shtesë ndja spitaleve dhe që të mbështesim punën e infermierëve, dhe të mjekëve, që edhe natën e shkëmbimit të viteve janë në shërbim. Gjermania mbrenda më pak se 25 vjetësh duhet të jetë neutrale ndaj klimës. Për ta bërë këtë, ne do të bëjmë ristrukturimin më të madh të ekonomisë sonë që prej më shumë se 100 vjetësh”, u shpreh kancelari gjerman Olaf Scholz.
 
Kryeministri Britanes Boris Johnson ka deklaruar se tani duhet të gjitha vendet të përqëndrohen në zhvillimin ekonomik, atë të cilën po e bënë Britania. 
 
“Ky vend e ka rritjen më të shpejtë ekonomike brenda vendeve të G7, tani kemi më shumë të punësuar sesa para pandemic. Nëse dëshironi ti shihni shenjat për rritjen tonë ekonomike shihni investimet e mëdha në teknologjin britanike apo janë investuar rreth 30 miliard funta, apo dy herë më shumë se Gjermania, apo tre herë më shumë se Franca”, theksoi kryeministri i Britanisë, Boris Johnson. 
  
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në mesazhin e tij të vitit të ri bëri thirrje që viti 2022 të jetë një vit i rimëkëmbjes ekonomike. 
 
“Bota e pret vitin 2022 me shpresa për të ardhmen që po testohen për shkak të varfërisë së thelluar, pabarazisë së shtuar, shpërndarjes së pabarabartë të vaksinave kundër COVID-19, detyrimeve të paplotësuara klimatike, si dhe konflikteve të vazhdueshme, ndarjeve dhe dezinformatave. Këto nuk janë vetëm teste të politikës, por edhe teste të moralit dhe jetës reale. Këto janë provimet që mund të kalojë i gjithë njerëzimi nëse i përkushtohemi vitit 2022 si një vit rikuperimi për të gjithë”, theksoi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
 
Presidenti kinez Xi Jinping është shprehur se Kina do të vazhdojë t’i kushtojë vëmendje ndërtimit të një bashkësie me fate të përbashkëta të njerëzimit, për të përballuar sfidat e përbashkëta globale.
 
“Viti 2021 ka qenë i mbushur me ngjarje të rëndësishme, sfidat përpara janë ende të mëdha, por Kina ka vendosmërinë për të ecur në rrugën e përparimit dhe të rilindjes kombëtare. Liderë të vendeve të tjera dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare e kanë vlerësuar luftën e Kinës kundër COVID-19 dhe kontributin e saj për parandalimin e kontrollin e epidemisë në mbarë globin, e ku Kina u ka ofruar deri tani 2 miliardë doza vaksinash kundër COVID-19 mbi 120 vendeve e organizatave ndërkombëtare”, u shpreh presidenti kinez Xi Jinping.
 
Liderët Botëror dhanë shpresa se viti 2022 do të jetë më I bëgatshëm, dhe solidarizimi mes vendeve do të jetë më I lartë në tejkalimin e të gjitha sfidave të cilat e presin botën.
 
FITIM KRYEZIU