Botë

BE, Franca nga 1 janari kryeson me unionin

31.12.2021 17:08

Franca nga 1 janari merr kryesimin me BE-në. Prioritetet françeze janë të shumta...

Franca nga 1 janari merr kryesimin me BE-në. Prioritetet françeze janë të shumta, e të cilat kanë të bëjnë me samite ndërkombëtare, njëri që do ti përkushtohet Ballkanit Perëndimor, e deri tek ngjarjet rajonale, 400 nëpër Francë. Këtu përfshihen edhe takimet jofomale të ministrave më 16 shkurt , 6 dhe 7 mars.
 
Qëllimi I takimeve është që të dëshmohet sovraniteti I Europës në kontrollimin e kufijve të saj sikurse menaxhimi politik me shengenin, migracionin në Europë dhe të shkruhet libri I bardhë për mbrojtje dhe siguri, të ndërtohet strategji dhe agjendë për të siguruar stabilitet dhe prosperitet të fqinjësisë sonë në Ballkanin Perëndimor me një marrëveshje të re ekonomike.
 
Françezët jo shumë të fokusuar në politikën europiane. Ata më shumë të fokusuar në festat e fundvitit dhe pastaj në zgjedhjet presidenciale në Francë. Mezi presin të kaloj pandemia që të frymojnë lirshëm, dhe gjithçka të rinjgjallet.
 
“Nuk mund tu them asgjë më shumë pasiqë nuk jam në rrjedha, nuk I ndjek informacionet, koha është për të festuar”, u shpreh qytetari.
 
“Të mos ishte pandemia me kovid 19, ne do të donim të vallëzonim. Këtë vit kjo ishte e pamundur. Shpresoj se gjatë vitit 2022 do të dalim nga pandemia për ta gjetur sërish lirinë”, theksoi qytetari.
 
“Na mungon vallëzimi, por të vallzëohet me maskë është e vështirë”, u shpreh qytetari.
 
Nga anketat e realizuara deri në 53 % e françezëve janë të bindur se presidenti aktual Emanuel Makron sërish do të zgjidhet president i Francës këtë pranverë.
 
MERAL ISMAILI