Maqedoni

Jolevski: prioritet kryesor anëtarësimi në NATO

22.12.2014 16:52

Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, ka takuar sot të gjithë pararendësit e tij në dikasterin që ai drejton...

Numri një Mbrojtjes, tha se bashkëpunimi me të gjithë ata që do të kontribuojnë për rritjen e cilësisë së punës do të vazhdojë edhe më tej, duke u bazuar më tepër në rolin që kanë luajtur pararendësit e tij.
 
Në këtë takim pune u diskutua për bashkëpunimin dhe aktivitetet që do të ndërmerren brenda këtij dikasteri gjatë vitit të ardhshëm, me qëllim të arritjes së standardeve evropiane.
 
“Siç e dini, prioritet i Maqedonisë mbetet integrimi në NATO dhe BE, andaj ne do të vazhdojmë të punojmë për të realizuar reformat. Siç dëgjuat mbrëmë, nga qeveria mundësojnë pranimin e 250 ushtarëve të rinj, kështu që ne do të vazhdojmë të angazhohemi edhe për përmirësimin e kushteve brenda këtij dikasteri  dhe arritjen e standardeve evropiane në një të ardhme të afërt”- deklaroi ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski.
 
Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, është ministri i 13-të me radhë në Maqedoni që nga pavarësia e saj, ndërkaq me këtë dikaster kanë udhëhequr edhe dy ministra shqiptarë, Talat Xhaferi dhe Fatmir Besimi.
 
ERSAN PAJAZITI