Botë
Shqipëri, Covid 19: 708 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit
31.12.2021 18:27
Mësohet së janë shënuar 708 raste të reja me koronavirus, ndërsa nuk kanë mundur dot të fitojnë betejën me Covid 2 persona...

Mësohet së janë shënuar 708 raste të reja me koronavirus, ndërsa nuk kanë mundur dot të fitojnë betejën me Covid 2 persona, një qytetare nga Berati 35 vjeçe, një qytetar nga Tirana 80 vjeç.
Në të gjithë vendin janë 6249 pacientë aktivë, ndërsa aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 90 pacientë, 10 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rënduar.
Janë shëruar 293 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 200,758 që nga fillimi i epidemisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 708 qytetarë, në këto bashki:
362 në Tiranë, 41 në Elbasan, 40 në Durrës, 21 në Sarandë, 20 në Berat, nga 19 qytetarë në Korçë, Vlorë, Shkodër, 17 në Lushnje, 15 në Lezhë, nga 12 qytetarë në Pogradec, Fier, Kamëz, 9 në Gjirokastër, 7 në Vorë, 6 qytetarë në Mallakastër, Tepelenë, Kuçovë, 5 në Devoll, 4 qytetarë në Kolonjë, Permet, Himare, Divjakë, Patos, Kavajë, 3 qytetarë në Pukë, Kukës, Peqin, Gramsh, Librazhd, 2 qytetarë në Skrapar, Dimal, Mat, Kurbin, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, 1 qytetar në Has, Tropojë, Mireditë, Rrogozhinë, Diber, Delvinë, Libohovë, Dropull, Këlcyrë.
Statistika (31 Dhjetor 2021): Raste të reja ditore 708; Të shëruar në 24 orë 293; Të shtruar në spitale 90; Humbje jete në 24 orë 2; Testime ditore 4485; Testime totale 1,483,121; Raste pozitive 210,224; Raste të shëruara 200,758; Raste Aktive 6,249; Humbje jete 3,217.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2965; Fier 689; Durrës 538; Shkodër 403; Elbasan 388; Vlorë 380; Berat 229; Lezhë 184; Gjirokastër 168; Korçë 138; Dibër 91; Kukës 76./Top Channel
