Botë

Essebsi zgjidhet president i Tunizisë

22.12.2014 16:54

Ish-kryetari i Parlamentit të Tunizisë, Beji Caid Essebsi, ka fituar në raundin e dytë të zgjedhjeve të djeshme presidenciale...

Komisioni Qendror Zgjedhor i Tunizisë ka deklaruar se në turin e dytë të zgjedhjeve lideri i Partisë "Nida e Tunizisë", El-Baci Kaid es-Sibsi, është zgjedhur president me 55.6 % të votave.
 
Këto zgjedhje shihen si hapi final i Tunizisë kah demokracia e plotë, katër vite pas përmbysjes me kryengritje të liderit autokratik, Zine El-Abidine Ben Ali.  
 
Essebsi, ka pretenduar fitore menjëherë pasi janë mbyllur vendvotimet, duke thënë se e ka mundur rivalin e tij, presidentin aktual, Moncef Marzouki.
 
ERSAN PAJAZITI