MPB, natë e qetë e pritjes së Vitit të Ri

01.01.2022 14:16

Nata e Vitit të Ri në tërë vendin ishte e qetë...

Nata e Vitit të Ri në tërë vendin ishte e qetë dhe pa shkelje serioze të rregullave dhe prishje të qetësisë publike bëjnë të ditur nga Minsitria e Punëve të Brendshme. Sipas kësaj ministrie në natën e ndrrimit të motmoteve nuk janë regjistruar vepra penale dhe fatkeqësi të përmasave  më të mëdha në komunikacion.                                                                         

“Për fat të mire nuk pati raste fatale,  pra nuk kemi fatkeqësi në komunikacion me lëndime të rënda trupore. I falenderoj të gjithë qytetarët që festuan me përgjegësi ashtu siç u bëmë thirrje të veprojnë” – tha Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ekipet e ndihmës së shpejtë në kryeqytet kanë pasur dyzet e tetë intervenime,  prej të cilave tridhjetë ishin serioze. Nuk kanë munguar lëndimet nga sulmet fizike, faktkeqësitë në komunikacion, si dhe personat që kanë pasur nevojë për ndihmë nën ndikimin e alkoolit.

“Ka pasur katër fatkeqësi në komunikacion edhe atë në Kala ku kanë intervenuar katër ekipe. Në Bardovc është lënduar një ngasës i motorit, në fshatin Trubarevë dhe lagjen Shuto Orizare është rrokullisur një veturë. Është intervenuar edhe te tre sulme fizike” – u shpreh Elena Kareva nga Ndihma e Shpejtë.

Nga shërbimi i urgjencës u bëjnë thirrje qytetarëve të mos konsumojnë sasi të mëdha të pijeve alkoholike,  sidomos nëse ngasin vetura.

Në Toksikologji mbrëmë kanë përfunduar 17 persona të alkoholizuar. Prej tyre shtatë kanë qenë të moshës së mitur, më i riu prej të cilëve 14 vjeç. 

“Gjithsej kishim mbi njëzet pacientë, shatëmbëdhjetë të  itoksikuar me alkohol, prej tyre dhjetë ishin meshkuj, shtatë femra nga mosha e mitur dhe prej katërmbëdhejtë deri në shtatëmbëdhjetë vjet kishim shtatë,  të gjithë janë trajtuar në kushte spitalore dhe janë liruar në shtëpi” – theksoi Drejtori i Toksilogjisë, Ridvan Bajrami.                                                                                              

Në krahasim me vitin  e kaluar kur në toksikologji janë pranuar dhjetë  persona të helmuar me pije alkoholike,  këtë vit numri është rritur. Drejtori Bajrami potencon se numri është rritur për shkak se këtë vit u festua nën masa më të lehtësuara, pasi nuk kanë munguar grupimet në kafiteri dhe restorane. (Flutura Latifi, TVM2)