Autobusët në Shkup sot me itinerar të së dielës

01.01.2022 12:56

Autobusët nga transporti publik në Shkup....

Autobusët nga transporti publik në Shkup sot do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës, me çka përfshirjet e para të automjeteve do të jenë më vonë se e zakonshmja, ndërsa të tjerat sipas itinerarit të së dielës.

Të dielën (2 janar) do të vozitet sipas itinerarit të së dielës, me terminet e zakonshme të përfshirjeve të para në të gjitha linjat, njoftoi Ndërmarrja Qarkulluese Publike “Shkupi”.

Kujdestarë sot prej orës 10:00 deri në orën 17:00 do të jenë biletaritë në Qendrën Transportuese, Tregun e Gjelbër dhe biletaria në Gjorçe Petrov. Të dielën (2 janar) kujdestarë prej orës 7:00 deri në orën 19:30 do të jenë biletaritë në Qendrën Transportuese dhe Tregun e Gjelbër, ndërsa prej orës 7:00 deri në orën 13:00 do të punojë biletaria në Gjorçe Petrov.

Teleferiku sot do të punojë prej orës 11:00 deri në orën 17:00, të dielën prej orës 10:00 deri në orën 17:00.

Të hënën (3 janar), nuk do të punojë, sepse çdo të hëne, si dhe çdo të marte të fundit të muajit do të bëhet kontroll i rregullt i objektit.

Për shkak të pushimit dimëror shkollor, nga e hëna (3 janar) transporti publik do të qarkullojë me reduktime.