Bota priti vitin e ri 2022, për herë të dytë ndërrimi i motmoteve në pandemi
Ndërrimin e motmoteve bota për herë të dytë e priti në kushte pandemie.....

Ndërrimin e motmoteve bota për herë të dytë e priti në kushte pandemie. Njujorkezët megjithëse në numër të kufizuar, megjithate ruajtën traditën e numrimit mbrapsht të festës në Tajm Skuir.
“Në vitin 2021 ishim të kujdeshëm, kuptova se njujorkezët janë të fuqishëm edhe me variantin e fundit Omikron. Njerzit po vendosin të vaksinohen e jo të mbyllen. Patjetër të shkojmë për para, patjetër të kemi sukses” – tha një qytetare.
Nuk munguan spektaklet e fishekzjarreve edhe në disa qytete evropiane, si Londra dhe Madridi, ndërsa në shumë vende evropiane janë vendosur masa kufizuese.
Spektakli nuk mungoi edhe në Rio të Brazilit.
“Kam shëtitur nëpër botë por Bakabana është e pa besueshme. Ky vit është i veçantë, pasi vitin e kalaur nuk pati fishekzjarre. Kishim vit tejet të vështirë, viti i ri do të jetë më i mirë” – tha një qytetar.
“Kjo festë e shënon kohën e re, zoti na jep shërim nga kjo sëmundje dhe gjithçka kthehet në normalitet. Kemi pritshmëri të mëdha” – u shpreh një tjetër qytetar.
Dëshirën për fundin e pandemisë e shprehën edhe liderët botërorë në urimet e tyre për vitin e ri. Viti i ri erdhi fillimisht në shtetet e Pacifikut, Kuribati, Samoa dhe Tongo, ndërsa vitin 2022 të fundit e pritën banorët e ishujve amerikane Hauant dhe Beker. (Ersan Pajaziti, TVM2)
