Botë
Koreja e Veriut kërcënon SHBA-në
22.12.2014 17:08
Koreja e Veriut kërcënon me sulme të paspecifikuara Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa përshkallëzohet debati në distancë...

Koreja e Veriut kërcënon me sulme të paspecifikuara Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa përshkallëzohet debati në distancë, pas akuzave të vazhdueshme të SHBA-ve për sulmin kibernetik në studion e filmave “Sony”.
Në një deklaratë të ashpër, Koreja e Veriut ka paralajmëruar për sulme dhe goditje të Shtëpisë së Bardhë, Pentagonit dhe të të gjithë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shteti i drejtuar nga Kim Jong Un, i ka mohuar akuzat e Amerikës se qëndron pas sulmeve kibernetike, të lidhura me një film të titulluar “Intervista”, që vinte në lojë liderin koreano-verior, e në të cilin ishte trilluar edhe vrasja e Kim Jong Un.
Kjo nuk është hera e parë që Koreja e Veriut kërcënon hapur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi kjo është një histori disavjeçare mes dy vendeve.
ERSAN PAJAZITI
