Klinika e gjinekologjisë, maskull, femër foshnjet e lindura pas mesnate

01.01.2022 15:56

Një minutë pas mesnate lehona Suzana Stoshiq....

Një minutë pas mesnate  lehona Suzana Stoshiq solli në jetë foshnje të gjinisë mashkullore. U pagëzua Mihaill, me peshë prej 3 kg e 70 gram dhe me gjatësi prej 50 cm.

Ky është fëmiu i katërt në familjen Stoshiq, ndërsa nëna dhe foshnja janë në gjendje të mire shëndetësore.

Urimet dhe dhuaratat  e para lehona i mori nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“I poasalinduri i parë për kët vit është foshnjë i gjinisë mashkullore, i katëri me rradhë në familjen Stoshic, Suzanës dhe Goranit iu dëshirojmë të rritet  i shëndetshëm. Foshnja ka 3 kilogram e 70 gram dhe 50 cm gjatësi dhe është lindur një mintë pas mesnate” – tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Një minutë pas mesnate në jetë  erdhi edhe Teodora dhe është gëzimi I parë në familjen Petrovski.

“Të dy foshnjet  janë lindur pas mesnate i pari mashkull e dyta femër. Foshnja  e parë ka lindur spontanisht ndërsa e dyta me prerje cesariane. Lehonat dhe fëmijët janë në gjendje të mire shëndetësore” – deklaroi Drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë, Viktoria Jovanovska.

Në Klinikën gjinekologjike natën e Vitit të ri kanë lindur gjithsejt tre foshnje prej të cilave njëra është lindur në qendrën kovid. Kjo lehonë është në gjendje të mire shëndetësore së bashku me foshnjën të gjinisë mashkullore dhe këtyre ditëve do të lëshohen nga spitali. (Flutura Latifi, TVM2)