Shqipëri, festë në sheshin Skendërbeu në Tiranë
Me fishekzjare u prit viti i ri në kryeqendrën shqiptare në Tiranë....

Me fishekzjare u prit viti i ri në kryeqendrën shqiptare në Tiranë. Në sheshin “Skenderbeu” vitin e ri e pritë shum tiranas, ndërsa kryetari Erion Veliaj dhe këngëtarët Elvana Gjata e Alban Skenderaj përcollën urime për të pranishmit në momentin e ndrrimit të motmoteve.
“Gëzuar vitin e ri” – tha shkurtimisht Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.
Drejtori i përgjithshëm i policisë shqiptare ka njoftuar se nuk janë regjistruar incidente.
“Falenderoj punonjësit e policisë që kanë qenë në shërbim kanë kryer një punë të mrekllueshme. Poashtu edhe të gjitha forcat e policisë që janë në gadishmëri të plotë për të siguruar rend dhe qetësi. Në gjthë territorin e Shqipërisë nuk kemi pasur asnjë incident deri më tani të raportuar apo konstatuar” – tha Drejtori i Policisw sw shtetit, Gledis Nano.
Prishtinë, edhe këtë vit mungoi festa për Vitin e Ri
Për dallim nga Shqipëria ku u festua në shesh dhe kafiteri, qytetarët e Prishtinës dhe Kosovës nuk e patën këtë mundësi.
Komuna e Prishtinës bazuar me rekomandimet e Misnirisë së Shëndetësisë për shkak të pandemisë, përkatësisht pranisë së llojit “Omikron” të virusit korona, nuk organizoi manifestim për pritjen e vitit të ri.
Kosovarët në natën e ndërrimit të motmoteve u përballën edhe me mungesën e energjisë elektrike. (Flutura Latifi, TVM2)
