2021, Maqedonia e Veriut lë pas një vit të zymtë
Maqedonia e Veriut po lë pas një vit të zymtë....

Maqedonia e Veriut po lë pas një vit të zymtë, siç ishte tragjedia në Bullgari dhe zjarri në spitalin modular në Tetovë ndërsa zhvillime befaseuse ndodhën edhe në arënën politike.
Zgjedhjet lokale do të prodhonin një fitues të ri në bllokun politik maqedonas pas çka do të detyronin dorëhqeje të Qeverisë dhe largim të kryeministrit Zoran Zaev. Pos krizës me pandeminë që u trashegua edhe nga viti pararpak, vendi në këtë fundvit po përballet edhe me krizën energjetike por edhe atë ekonomike.
Analisti politik, Mersel Bilalli vlerëson se këto procese nga të cilat u prek edhe Maqedonia e Veriut ishin procese globale nga të cilat ishte e pamundur shmangia.
“Realisht ne u ndeshëm me procese negative globale siç ishin çështja e pandemisë të cilës më pastaj ju shtua kriza energjetike dhe me shumë segmente tjera të izolimit të cilat u reflektuan negativisht në ekonominë botërore, e sidomos në ekonominë e shteteve të dobta ku bënë pjesë edhe Maqedonia. Shrpesojmë viti i ardhshëm të jetë ndryshe, të gjitha prognozat thonë se pandemia është drejt fundit dhe të niset një rrugë e mbarë dhe veçnarisht për Maqedonianë proceset integruese për anëtarsim në BE por edhe të të gjithë ballkanit perendimor të mos stangojnë” – tha analisti Mersel Bilalli.
Në fundin e këtij viti, Kuvendi me ligjin e miratuar ndaloi përdorimin e qeseve plastike, ndërsa të dilat nga viti i ri do të jenë ditë jo pune.
Vera e vitit 2021 e gjeti Maqedoninë edhe në betja të ashpëra me zjarre massive që përfshinë shumë pjesë të terrtorit të cilat detyruan shpalljen e gjendjes së krizës, ndërsa mes tjerash vendi u shfrytëzua edhe këtë vit si transit për shumë migrant nga vendet e lindjes. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
