Shkup, megjithëse në kushte pandemie nuk mungoi festa

01.01.2022 16:26

Në sheshin e kryeqendrës....

Në sheshin e kryeqendrës këtë vit nuk mungoi organizimi për fesën e vitit të ri megjithse mungoi organizimi i spektaklit të fishekzjarreve.

Nën tingujt e muzikës por kohë pas kohe edhe të krismave nga mjetet piroteknike, nji numër i konsiderueshëm qytetarësh e pritën vitin e ri 2022.

Qytetarët e vendit por edhe turistët e huaj uruan për shëndet dhe lumturi e mbi të gjitha të merr fund pandemia.

“Vetëm Shëndet dashuri dhe lumturi”.

“Para së gjithash shëndet dhe më pas dashuri dhe fat”.

“Të gjithe të jemi të shëndetshëm, të lumtur dhe të plotësuar.Të ketë paqe në botë dhe të zhduket korona” – thanë disa nga qytetarët e Shkupit për TVM2.

“Fat të gjithë njerëzve në botë dhe paqe” – u shpreh një turist.

Autoritetet nuk vendosën kufizime shtesë si masë mbrojtëse nga pandemia, prandaj nuk kanë munguar edhe organizimet nëpër kafiteri ku shum qytetarë të vendit kanë vendosur ta presin vitin e ri 2022. (Ersan Pajaziti, TVM2)