Pritja e Vitit të Ri, tetovarët kryesisht festuan në shtëpi
Ndërimin e motëmoteve Tetovarët e kanë pritur shumica në gjirin familjar....

Ndërimin e motëmoteve Tetovarët e kanë pritur shumica në gjirin familjar, shkaku i kushteve ekonomike por edhe shkaku i situatës me pandemin. Ata presin që viti 2022 të jetë më i suksesshëm në gjitha aspektet si në ekonomi, vende të reja të punës.
“Ne presim te mira por ato nuk vinë pa punë, duhet të punojmë, të vetëdijësohemi, duhet të punojmë për vete, ti pastrojmë punët tona njëherë”.
“Asgjë nuk presim këtu, në shtëpi do e presim. Nuk kemi pare s’kemi pse të festojmë, duhet të kemi pare dhe të festojmë”.
“Shpresojm të jetë më mir dicka,si gjithon ketu në qendër. Me financat jemi cdo njëri dobët,nuk ka me një rrogë s’kemi ku me shku, do qëndrojm në gjirin familjar”.
“Nga viti 2022 presim dicka më mirë, për popullatën të ketë arsim më të mir,shëndetësi punë për të gjithë pasi kemi papunësi jashtëzakonisht të madhe këtu.As kund në shtëpi vetëm dola pak” – thanë disa qytetar të intervistuar nga TVM2.
Me një herë pas ndërim të moteve fëmija i parë që ka ardhur në jetë është vajzë në Spitalin e Tetovës. Komuna e Tetovës i dhuruam fëmijës së porsalindur një kupon për fillim të mbarë të jetës.
Ndërsa i pari i Tetovës mbrëm ka vizituar SPB Tetovën dhe punonjësit e NJTKZ Tetovë dhe NPK të cilëve ju ka uruar shëndet dhe një vitë të mbar. (Visar Sadiki, TVM2)
