Buçkovski, në vitin 2022 pres marrëveshje me Bullgarinë
I dërguari special i Maqedonisë së Veriut në Bullgari....

I dërguari special i Maqedonisë së Veriut në Bullgari për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, Vllado Buçkovski, shprehet optimist se Bullgaria do të heqë veton për Maqedoninë e Veriut, që vendi të mund ti fillojë bisedimet me BE-në.
“Në vitin 2021 Bullgaria nuk kishte qeveri të rregullt për 8 muaj. Në vend u mbajtën tre parë zgjedhje parlamentare dhe një presidenciale. Kjo ndikoi seriozisht në përpjekjet tona për të gjetur një zgjidhje të pranueshme reciprokisht dhe për të hequr bllokadën në rrugën tonë drejt BE-së” - deklroi Buçkovski në një intervistë për agjencinë bullgare BGNES.
Buçkovski pret që në vitin 2022 të arrihet një zgjidhje e pranueshme reciprokisht mes dy vedeve.
“Korrniza kohore për grupet e punës, që do të plotësohen me takime intensive, mund të shkurtohet. Jam i bindur për këtë, por situata do të jetë më e qartë pas takimit mes kryemisnitrit të ri maqedonas Dimitar Kovaçevski, me kolegun e tij bullgar Kirill Petkov, që është caktuar nga mesi i janarit. Në vitin 2022 pres të arrihet marrëveshje e pranueshme reciprocikisht me Bullgarinë. Zgjidhje e cila do të bazohet në respekt të ndërsjelltë dhe do të ruhet. Bllkoada bullgare do të hiqet. Fillimi i bisedimeve me BE-në më në fund do të bëhet realitet”, - thekson Buçkovski. Ai njëherit e vlerësoi faktin se kryemisnitri aktual bullgar Petkov po flet për marrëveshje të pranueshme për të gjith e jo për marrëveshje të imponuar. (Flutura Latifi, TVM2)
