LSM, grevë të përgjithsme për rritjen e pagës minimale
Lidhja e sindikatave kërcënon me grevë të përgjithshme....

Lidhja e sindikatave kërcënon me grevë të përgjithshme, duke bllokuar punën e ndërmarrjeve dhe fabrikave, pasi nuk u miratua nisma e tyre që nga një janari paga minimale të arrijë në 60% të rrogës mesatare, përkatësisht 18000 denarë.
Poashtu kërkohet harmonizim edhe i rrogave tjera të puntorëve, pasi qytetarët po përballen me shtrenjtimin e rrymës, ngrohjes dhe ushqimit.
“Periudha që pason, e sidomos kur të vijnë llogaritë në shkurt për energji elektrike, ngrohje dhe kur të hiqet vendimi për ngrirjen e çmimeve të produkteve në markete, nuk do ta dimë se si do ti ushqejmë fëmijët dhe ti paguajmë faturat për shërbimet komunale” – thonë nga LSM.
Në këto rrethana mbetet opcioni për grevë të përgjithshme që garantohet me ligjin për mardhënie pune. Këshillat protestues janë përgaditur dhe pritet takimi me qeverinë për të panalizuar sa para janë të nevojshme për plotësimin e kësaj kërkese. Në të kundërtën do të ketë grevë thonë nga Lidhja e Sindikatave. (Flutura Latifi, TVM2)
