Angellovska Bezhovska, kursi i denarit do të jetë stabil

02.01.2022 15:10

Edhe pse në vitin 2022 është projketuar inflacioni....

Edhe pse në vitin 2022 është projketuar inflacioni të arrijë në 2.4%, ekzistojnë rreziqe për rritje më të madhe të inflacionit, thotë guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska Bezhovska për servisin publik.

Projeksionet e inflacionit do të varen nga çmimet globale të ushqimit dhe energjisë, por edhe prej faktorëve të brendshëm.

Bezhovska tha se institucionet monetare duhet me vëmendje të përcjellin zhvillimet në këtë drejtim dhe të reagojnë me kohë nëpërmjet masave, por pa precizuar se çfarë masa duhet të ndërmirren.

“Është shumë e rëndësishme se deri në çfarë niveli këto rritje të çmimeve globale do të ndikojnë në çmimet përfundimtare të cilat i paguajnë qytetarët. Me tej është e paevitueshme që të ndiqet se çfarë po ndodh me konsumin. Në cilin nivel ajo mund të bën presion, edhe pse për momentin sipas të dhënave ajo nuk vërehet. Faktori i tretë është pritjet e inflacionit. Pra, rreziqet ekzistojnë. Nga këtu është e patjetërsueshme që Bankat Qendrore këto rreziqe dhe të ndërmarrin masa adekuate për ruajtjen dhe stabilitetin e çmimit në afat të mesëm” – tha Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska Bezhovska.  

Edhe përskaj krizës ekonomike, Banka Popullore garanton stabilitet të denarit. Maqedonia e Veriut ka denarin stabil për më tepër se dy dekada dhe kjo ndikon edhe në stabilitetin financiar dhe stabilitetin e çmimeve.

Bezhovska gjithashtu tha se vendi ka mjaftueshëm rezerva shtetërore.

“Rezervat devizore janë në vlerë prej 3.6 miliard euro, apo ajo në tregues relativ është dikur 30% nga BPV, që sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare tregon se bëhet fjalë për nivel adekuat e cila është garancë për stabilitet të kursit devizor të valutës kombëtare. Në këtë drejtim janë edhe vlerësimet e institucioneve financiare ndërkombëtare, siç është FMN-ja,e cila në raportin e fundit tha se kursi paraqet sindrom të stabilitetit të përgjithshëm makroekonomik dhe se Banka Popullore ka mjaftueshëm rezerva për mbrojtjen e saj” – u shpreh Bezhovska.

Vitin e kaluar në tre kuartalet e parë të vitit, vendi ka shënuar rimëkëmbje ekonomike, apo rritje prej 4.6%, që është niveli më i lartë i rritjes se sa kanë qenë projeksionet e Bankës Popullore.

Shkaktar për këtë rritje, sipas Bezhovskës janë rimëkëmbja globale dhe evropiane si dhe eksporti që është rritur me 16%. Për vitin 2022 Bezhovska tha se pret që të vazhdoj procesi i rimëkëmbjes ekonomike. (Ersan Pajaziti, TVM2)