E diela ditë jo pune, inspektorët kontrollojnë nëse respektohet ligji

02.01.2022 15:52

Hyri në fuqi ligji që shpallë të dielen ditë jo pune.....

Hyri në fuqi ligji që shpallë të dielen ditë jo pune, përveç veprimtarive ku nuk mund të ndërpritet procesi i punës. Inspektorët dolën në teren për të kontrolluar nëse të punësuarit në objektet hotelierike janë paraqitur në inspektoriatin shtetërorë të punës se do të punojnë të dielën.

“Ishim këtu në këtë restoran për të kontrolluar dhe konstatuam se punëdhënësi nuk ishte njoftuar me ndryshimet në ligjin për marrëdhënie pune dhe nuk e ka informuar inspektoriatin shtetërorë të punës. Punëdhënësit në përputhje me ligjin do ti japim vërejtje” – tha një inspektor.

Inspektoriati shtetërorë në Shkup me 7 inspektor kontrollon nëse punëdhënësit e respektojnë ligjin. Për të funksionuar normalisht në Shkup nevojiten punësime të reja, thonë nga inspektoriati.

“Afërsisht sa kam unë informacione, edhe nga menaxhmenti, ne duhet të kemi minimalisht 30 inspektor në Shkup, ndërsa neve kemi 7 ose 8 inspektor” – u shpreh njëri nga inspektorët e punësuar në Inspektoriatin shtetëror në Shkup.

Ata që do të punojnë të dielen përveç mëditjes prej të paktën 50%, kanë të drejtë edhe për një ditë pushim brenda javës.  Për mosrespektim të ligjit parashihen dënime prej 150 deri në 1000 euro. Për të shmangur dënimet, pjesa më e madhe e kafiterive dhe lokaleve tjera në kryeqendër ishin të mbyllura. (Ersan Pajaziti, TVM2)