ASH: Gjykata e Ahmetit-Mijallkovit-Zaevit refuzojnë rigjykimin për rastin “Lagjja e Trimave”

02.01.2022 17:32

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas njoftimeve se Gjykata Supreme....

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas njoftimeve se Gjykata Supreme përjashton mundësisë për rigjykim npër Rastin e Lagja e trimave në Kumanovë.

Në reagimin e ASH-së thuhet: “Derisa Sasho Mijallkov, Katica Janeva, Orce Kamçev e shumë kriminelë të tjerë po festojnë me familjet e tyre, shumë shqiptarë dergjen në burgje si të pafajshëm. Sot ndodhi që gjykata e Ahmet-Mijallkov-Zaevit solli vendim për mosrigjykim të rastit të Kumanovës edhe pse nuk ka dëshmuar as Ali Ahmeti, Artan Grubi, e të tillë si ata që kanë luajtur rol të dyshimtë në momentet e luftimeve ku u vrane disa ish ushtarë të UÇK-së dhe disa pjesëtarë të forcave policore. ASH njëherit thekson se nuk u zbardhën të ashtuquajturat “bomba” për të vërtetën e grupit të Kumanovës me të cilin erdhi në pushtet Zoran Zaevi. Kur mashtroi Zoran Zaevi, atëherë kur për pushtet përdori rastin apo sot që i dënon për të satën herë me rradhë!? Prokuroria duhet të veprojë në të dyja rastet, por siç më dihet ajo është e kapur dhe vepron vetëm me diktat të Ali Ahmetit e Zoran Zaevit. Drejtësia e Maxhar Telekomit dhe çantave të Luis Vitonit po i numërojnë ditët e fundit, koha e përgjegjësisë po afrohet”, - theksojnë nga Aleanca për Shqiptarët.