SHBA, zjarri shkatërroi 1000 shtëpi në Kolorado

02.01.2022 18:51

Autoritetet në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës....

Autoritetet në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bëjnë të ditur se tre persona janë të zhdukur pasi zjarri shkatërroi pothuajse 1,000 shtëpi dhe struktura të tjera.

Personat e zhdukur konsiderohen se kanë vdekur, teksa autoritetet kanë angazhuar edhe qentë për të kërkuar kufomat e tyre. Autoritetet ende janë duke u munduar që të përcaktojnë shkaktarin e zjarrit, që shpërtheu më 30 dhjetor të vitit 2021.

Zjarri detyroi mijëra persona të largoheshin nga shtëpitë e tyre, teksa pjesa veriperëndimore e Denverit u kaplua nga flakët.

90 % e qarkut Boulder është prekur nga thatësia ekstreme dhe në këtë vend nuk ka rënë shi që prej mesit të verës së vitit të kaluar.

Zyrtarët fillimisht kishin thënë se linjat e energjisë u dëmtuan nga erërat e forta, që mund të kenë përhapur zjarrin, por inspektimet më pas gjetën se linjat e energjisë nuk kishin qenë të dëmtuara në vendin ku zjarrfikësit besojnë se nisi zjarri.

Pelle tha se autoritetet janë duke hetuar për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Presidenti amerikan, Joe Biden ka shpallur katastrofë të madhe në këtë zonë dhe ka urdhëruar dërgimin e ndihmës federale për të gjithë personat e prekur.