“Covid 19”, Franca vendosë në listë të kuqe SHBA-të

02.01.2022 20:10

Franca ka vendosur Shtetet e Bashkuara në të ashtuquajturën “listë të kuqe”....

Franca ka vendosur Shtetet e Bashkuara në të ashtuquajturën “listë të kuqe” të COVID-19. Sipas këtij vendimi, qytetarët e pavaksinuar që do të vijnë nga SHBA-ja do të duhet të karantinohen për dhjetë ditë.

Po ashtu, rregullat për personat e vaksinuar që do të vijnë në Francë nga SHBA-ja nuk kanë ndryshuar. Të vaksinuarit para se të niset drejt Francës duhet që përmes testit negativ të tregojë se nuk është i infektuar me koronavirus.

Në “listën e kuqe” të Francës përveç SHBA-së bëjnë pjesë edhe Rusia, Afganistani, Bjellorusia dhe Serbia.

Franca po përballet me shifra rekorde të të infektuarave dhe në katër ditët e fundit ka regjistruar mbi 200,000 infektime ditore.

Ndërkohë Gjermania shpreson se “Omicron” mund të ulë presionin ndaj sistemit shëndetësor. Kështu deklaroi, kryetari i Shoqatës së Mjekëve në Gjermani, Michael Weber. Ai tha se koronavirusi nuk do të ishte kërcënim për sistemin shëndetësor, nëse Omicroni bëhet variant dominues në Gjermani, ashtu siç është bërë në Afrikën e Jugut, Britani apo Danimarkë, dhe nëse infektimet janë të lehta, sikurse në këto shtete.

Megjithate të dielën, Gjermania raportoi 12,515 infektime të reja dhe 45 viktima. Ndërkohë sipas një botimi të Financial Times, shkenctarët parashohin mutacionet të reja të virusit korona që do të jenë më ngjitëse, por më të lehta.