306 mijë kërkesa për blerjen e oborrit
22.12.2014 17:51
Gjithsej 306.000 kërkesa janë dorëzuar brenda afatit për blerjen e oborrit...

Prej tyre, 234.000 janë dorëzuar, pasi qeveria aktuale solli vendim që blerja e oborrit të bëhet nga një euro për një metër katror.
Kjo gjë u bë e ditur nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski, në seancën e hapur qeveritare. Ai e vlerësoi projektin si të suksesshëm.
“Ky është një proces historik dhe një prej projekteve më të mëdha, me të cilin 306.000 familje kanë shtruar kërkesë dhe po shkon në drejtimin e duhur. Ky ishte një prej projekteve për të cilin më së shumti e vazhdojmë afatin. Japim afate të reja dhe tani më 15 dhjetor skadoi afati përfundimtar. Gjithsej 306.000 kërkesa për privatizim janë dorëzuar, prej të cilave 234.000 me vendimin tonë si qeveri prej para disa viteve, që të blihet nga një euro për një metër katror. Do të thotë, pothuajse 80 për qind e të gjitha kërkesave në këto 15 vjet janë dorëzuar në tre vitet e fundit kur e ulëm çmimin dhe kur bëmë prolongimin e afateve”- deklaroi ministri i Financave, Zoran Stavreski.
Ai shtoi se 176.000 kërkesa nga gjithsej 306.000 janë zgjidhur, gjegjësisht 176.000 qytetarë kanë bërë privatizimin e oborrit me nga një euro. Në procedurë janë edhe 130.000 kërkesa, bëri me dije Stavrevski.
REXHEP QAMILI
