Maqedoni
Parashikimi i motit
03.01.2022 09:02
Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare....

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Paradite në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës ose vranësira të konsiderueshme të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale por ulen në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë -1°C ndërsa mesdita deri në 17°C.
Në Shkup do të mbizotërojë mot i ngjashëm. Gjatë ditës do të jetë me diell. Temperatura minimale do të ulet deri në 1°C, kurse maksimalja do të arrijë deri në 13°C.
Gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë moti stabil dhe relativisht i ngrohtë. Paraditet do të jenë me vranësira dhe me mjegull në disa lugina. Nga e enjtja priten të kthehen reshjet lokale.
