Maqedoni
Shkup, sanksionohen 109 shoferë
03.01.2022 09:13
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik....

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 109 sanksione, prej të cilave njëzet e gjashtë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, njëzet e tri gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer.
Poashtu janë shqiptuar edhe gjashtë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, shtatë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe) dhe pesë masa për shoferë fillestarë.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
