Botë
Zgjerimi i aleancës veriatlantike, Finlanda mund t’i bashkohet NATO-s
03.01.2022 11:20
Finlanda mund të jetë anëtarja më e re e aleancës më të fortë ushtarake në botë, NATO....

Finlanda mund të jetë anëtarja më e re e aleancës më të fortë ushtarake në botë, NATO. Kështu ka deklaruar kryeministrja e këtij vendi skandinav, Sanna Marin.
“Ne kemi mundësinë të aplikojmë për anëtarësim në NATO dhe e konsiderojmë këtë gjë si mundësi reale. Ne gjithashtu vlerësojmë lirinë e zgjedhjes për të marrë vendime të pavarura në fushën e sigurisë”, tha Marina. Ajo shtoi se Finlanda po forcon bashkëpunimin ushtarak me Bashkimin Evropian, raporton Fyle.
Siç thuhet, aktualisht është duke u vlerësuar situata në rajon, pas së cilës do të merret vendimi për paraqitjen e kërkesës për anëtarësim në bllokun ushtarak të lartpërmendur.Më herët presidenti i Finlandës, Sauli Niniste, ka deklaruar se kërkesat e Rusisë, të cilat i janë dërguar SHBA-ve dhe NATO-s, janë në kundërshtim me urdhrin evropian të sigurisë.
