Botë

Takimi Mustafa – Vuçiq më 8 dhe 9 shkurt

22.12.2014 18:06

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të rifillojë në fillim të muajit shkurt...

Takimi është planifikuar të mbahet më 8 dhe 9 shkurt në Bruksel mes dy kryeministrave Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiç.
 
Tema kryesore pritet të jetë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë.
 
Siç shkruan gazeta serbe “Vecernje Novosti”, tema tjera të këtij takimi do të jenë edhe çështja e pronave të serbëve, krijimi i kushteve për kthimin e të zhvendosurve dhe gjyqësori. 
 
Koordinatori i Ekipit Drejtues për themelimin e komunave të komunitetit serb dhe ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në qeverinë e re në Prishtinë Ljubomir Mariq ka theksuar në një prononcim për këtë gazetë se është rënë dakord që ky asociacion të formohet brenda pesë muajve të ardhshëm.