Maqedoni

Prioritetet e qeverisë së re, Ramadani: Pandemia, energjetika, integrimi i vendit në BE

03.01.2022 14:11

Pandemia, energjetika dhe integrimi i vendit në BE....

Pandemia, energjetika dhe integrimi i vendit në BE, ngelen sfidat me të cilat do të përaballet Qeveria e re, e cila pritet të formohet ka mesi i janarit vlerëson analisti politik Ismet Ramadani. Veç kësaj Qeveria e re duhet të fokusohet edhe në përmirësimin e standartit jetësorë të qytetarëve thotë Ramadani.
 
“Pandemia edhe më tutje mbetet një sfida ose një problem serioz sepse nuk ka parashikime optimiste se mund të ndërpritet shum shpejt ose të kalojë, pastaj pandemia ka implikuar edhe probleme që kanë karakter ekonomik qoftë në bizneset e ndryshme në standardet e qytetarëve që poashtu  është një punë një obligim që e pret qeverinë e re. Energjetika tani është situatë e cila veç alarmon për faktin se ka mungesë të energjetikës. Ajo që ju nevojitet më së shumti qytetarëve dhe do të presin prej tij është që të përmirësohet standardi jetësorë, pra ekonomia ka rol shum të rëndësishëm.”, tha Ismet Ramadani, analist politik
 
Sipas Ramadanit çelja e negociatave me BE-në ka impakt të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e standardit jetësorë të qytetarëve.
 
“Ajo që poashtu është me rëndësi pra të bëhet ç’mos që të arrihet një kompromis me bullgarinë dhe të fillojë ato bisedime konkrete  tëcilat hapin edhe fonde të reja pra infuzione të reja për ekonominë e shtetit dhe krejt  kjo mandej do të reflektohet në përmirësimin e jetës.”, tha Ramadani.
 
Në gjithë këtë periudhë sipas Ramadanit opozita do të duhet të jetë konstruktive për të përballur sfidat, megjithatë me ndihmën e faktorit ndërkombëtarë do të ketë bashkpunim edhe në këtë drejtim nënvizon ai.    
 
NAIM RAMADANI