Maqedoni

Rritja e çmimit të energjisë elektrike, përplas opozitën dhe pushtetin

03.01.2022 14:47

VMRO-DPMNE-ja ka reaguar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike....

VMRO-DPMNE-ja ka reaguar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ata thonë se energjia elektrike, përveç rritjes bazë, në mënyrë shtesë shtrenjtohet edhe në bazë të heqjes së tarifës së lirë ditore. Sipas tyre, rritja totale nuk është 9,5 për qind sa thonë nga Qeveria por 15 për qind. Sipas Stevçe Antovskit nga VMRO-DPMNE-ja, kjo do të thotë se një familje që paguan 2000 denarë në muaj për rrymë tani do të paguajë 2300 denarë plus TVSH.
 
“Populli duhet ta dije se shtrenjtimi i energjis elektrike për amvisërit dhe përdoruesit e vogjël prej 9,5 për qind nuk është e vërtet. Sepse largimi i tarifës së lirë nga ora 14 deri në ora 16, çmimin e energjis elektrike e rritë për 5 deri më 6 për qind, e që nënkupton se shtrenjtimi i përgjithshëm do të jetë diku rreth 15 për qind. Akoma më keq janë kompanitë që sigurojnë energji elektrike në tregun e lirë. Sot paguajnë çmim disa herë më të lartë dhe janë në prag të ekzistencë. Këtë kartolinë të Vitit të Ri që Kovaçevski dhe zaevizmi ia dorëzuan popullit, nënkupton se populli këtë rritje nga xhepi i vet e paguan paaftësinë, papërgjegjshmërinë dhe tenderët kriminalë të pushtetit.”, tha Stevçe Antovski nga VMRO-DPMNE.
 
Sipas partisë opozitare maqedonase nga gushti i vitit të kaluar e deri më sot, çmimi i energjisë elektrike është rritur kumulativisht për rreth 40 për qind. Por nga LSDM-ja këtë rritje e arsyetojnë me rritjen e Energjis Elektrike në të gjitha vendet e botës, dhe sipas tyre ky është një problem global.
 
“Në Itali çmimi i Energjis Elektrike për anvisnit është shtrenjtuar për 55 për qind, ndërsa çmimi I gazit natyror është rritur për 41 për qind. Me këtë intervenim të menjëhershëm kjo Qeveri ka arritur që ta ndalë rritjen enorme të çmimit të Energjis Elektrike, dhe e njëjta ka pasë një rritje prej vetëm 9,48 për qind.”, tha Kostadin Acevski nga LSDM.
 
Sipas LSDM-s, Qeveria ka siguruar sasi të mjaftueshme të qymyrit që pa ndërpre të punojnë prodhuesit e brendshëm si TEC Osllomej dhe REK Bitola.
 
FITIM KRYEZIU