Maqedoni

Rasti "Kumanova", Supremja konfirmon 8 dënimi me burg t'përjetshëm

03.01.2022 15:11

Më 31 dhjetor të vitit 2021, 8 të burgosurit për rastin "Lagja e Trimave" në Kumanovë...

Më 31 dhjetor të vitit 2021, 8 të burgosurit për rastin "Lagja e Trimave" në Kumanovë, kanë pranuar vendimin e Gjykatës Supreme, më të cilin u konfirmohet dënimi me burg të përjetshëm. Avokati mbrojtës i disa të akuzuarve Naser Raufi, thekson se ditëve në vijim, do të ketë konsultime me të burgosurit për të vendosur për hapat e ardhëshëm, nëse do të përdorin mundësinë për rishqyrtim të çrregullt apo do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi në Strazbur. Mes tjerash Raufi tha se planifikojnë ti japin prioritet procedurës së transferimit të të dënuarve shtetas të Kosovës. Ndërkohë që mbrojtja akoma nuk e ka pranuar vendimin.
 
“Ma dërguan në viber, e pash që bëhet fjalë për një vendim prej 4-5 faqe që nuk ka edhe shumë shpjegim vetëm ceket se refuzohen ankesat e palës mbrojtëse, vërtetohen vendimiet e shkallës së parë dhe të dytë. Kemi disa opsione, do të kem kontakt me klientët e mi, prej tyre 2 me burg të përjetshëm dhe mendoj se mund ta filloj çështjen e transferit dhe është çështja e sigurt që mund ta fillojt tash , pra ata që nuk do të shkojnë në procedurë me mjetin e çrregullt juridik ata mundet edhe menjëherë të aplikojnë tek Gjykata në Strazburg. Vendimet e Strazburgit janë të obliguar për RMV-në dhe kjo është edhe një rast për rikthim të lëndës.”, tha Naser Raufi, avokat mbrojtës.
 
Raufi: Vazhdojm në Strazburg, do të kërkojm transfer 
 
Vendimi i 31 dhjetorit që ka sjellur Gjykata Supreme ka të bëjë vetëm me të dënuarit me burg të përjetshëm, ndërsa për të tjerët akoma nuk ka përgjigje nga Gjykata Supre për mjetin juridik të çrregullt që është përdorur, pasi me vendimet e Apelit dënimet  për ta ishin bërë të plotfuqishme.
 
“Ato të tjerët që më ju kemi bërë rishqyrtimin e çrregullt, ata ose e tërheqin atë rishqyrtim pas këti aktgjykimi, pasi unë prej përvojës mendoj se njësoj do të vendosë supremja, pasi një trup i supremes ka vendosur i ka refuzuar.”, tha Raufi.
 
Sipas Raufit edhe avokatët e tjerë mbrojtës i japin prioritet transferit të të dënuarve shtatas të Kosovës. Për tu transferuar të dënuarit nuk ka ndonjë parakusht se për çfar vepre apo dënimi bëhet fjalë tha Raufi.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI