Maqedoni
Turizmi, udhëtimet ulen ndjeshëm për shkak të pandemisë
03.01.2022 17:04
Dubai dhe Stambolli janë destinacionet më tërheqëse për festat e Vitit të Ri...

Udhëtimet gjat pandemisë janë ulur ndjeshëm, ka një numër të vogël të individëve dhe familjeve që janë të interesuar për pushme gjatë festave të vitit të ri. Destinacionet më të preferuar janë Bansko dhe Borovoc në Bullgarinë fqinje. Më pak interes kishtë për Kopaonikun dhe më pak për aranzhmane në qendrat turistike vendase, thonë agjencitë strugane.
“Interesi është shumë më i ulët në krahasim me vitet e kaluara, por kemi pasur ende shumë programe individuale. Interesin më të madh e kemi pasur për në Dubai për festat e Vitit të Ri, kemi pasur për Turqi, Stambolli është vend më i kërkuar”, u shpreh Ankica Krstanoska nga agjenci turistike Strugë.
Para pandemisë, destinacione të preferuara për natën e ndërrimit të viteve ishin kryeqytetet evropiane, prej dy vitesh janë në fuqi kufizimet e pandemisë, për shkak të të cilave puna e agjencive të udhëtimit është ulur ndjeshëm.
“Shpresojmë shumë dhe prandaj ekzistojmë, që do të jetë me kushte më të mira me kërkesa më të mëdha për shëtitje, për destinacione më të mëdha, destinacione më të largëta, por presim që situata me pandeminë të stabilizohet”, theksoi Krstanoska.
Këto dit në Strug vërehet numër me i madh i njërzve që shëtisin, një pjesë e madhë e tyre janë mërgimtarë nga Itlia, Gjermania, Austria dhe Zvicra që janë kthyer në shtëpi për pushime, kurse numri I turistëve që qëndrojnë në Strugë për festat e Vitit të Ri ishte shumë i vogël.
SEDAT SELIMI
