Botë

Afrika e Jugut, zjarri sërish kaplon parlamentin

03.01.2022 18:17

Një zjarr shkatërrues që përfshiu dhomat e Parlamentit të Afrikës së Jugut në Cape Town...

Një zjarr shkatërrues që përfshiu dhomat e Parlamentit të Afrikës së Jugut në Cape Town është rindezur disa orë pasi u tha se ishte nën kontroll.
 
Flakët kanë dalë nga çatia e ndërtesës. Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po përpiqen të shuajnë flakët. Zjarri ka rënë fillimisht të dielën, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesë.
 
Policia ka arrestuar një të dyshuar i cili do të dalë në gjykatë ditën e martë për zjarrvënie të qëllimshme.
 
Të dielën, presidenti Cyril Ramaphosa e quajti zjarrin një “ngjarje të tmerrshme dhe shkatërruese”.
 
Kuvendi aktualisht nuk është në seancë për shkak të pushimeve dhe nuk ka të lënduar.
 
Ndërtesa është shtëpia e mijëra thesareve duke përfshirë libra historik, fotografi dhe vepra të rëndësishme arti.
 
Ekziston shqetësim i veçantë se Tapestry e vlefshme Keiskamma, e cila është 120 m e gjatë dhe dokumenton historinë e Afrikës së Jugut, mund të jetë dëmtuar ose shkatërruar.