Maqedoni
Parashikimi i motit
04.01.2022 09:03
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh..

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Pasdite në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës dhe do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugperëndimor.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3°C deri 3°C, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 10°C deri 17°C.
Edhe në Shkup do të mbizotërojë mot i ngjashëm. Temperatura minimale do të ulet deri në 0°C, kurse maksimalja do të arrijë deri në 11°C.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë stabil dhe relativisht i ngrohtë.
