Botë

Në ShBA, fillimi i mësimit është vonuar, në Nju Jork 33 për qind të testeve pozitive

04.01.2022 10:48

Mijëra shkolla në Shtetet e Bashkuara kanë vonuar kthimin e nxënësve në tavolina këtë javë ....

Mijëra shkolla në Shtetet e Bashkuara kanë vonuar kthimin e nxënësve në tavolina këtë javë ose kanë zgjedhur mësimet online pasi numri i rasteve me Covid-19 ka arritur nivele rekord për shkak të përhapjes së variantit omikron të koronavirusit.

Në Nju Jork, i cili është goditur rëndë nga epidemia, ku çdo i treti person rezultoi pozitiv për Covid-19 javën e kaluar,  Kryetari i bashkisë, Eric Adams, i cili mori detyrën këtë fundjavë, është zotuar të mbajë të hapur sistemin më të madh shkollor në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht përhapjes së shpejtë të virusit.