Kovid-19, 1197 raste të reja, 9 raste të reja me Omikron
Në 24 orët e fundit është regjistruar shifër e lartë....

Në 24 orët e fundit është regjistruar shifër e lartë prej 1197 rasteve të reja me Kovid-19 që paraqet shifrën më të lartë në tetë muajt e fundit. Siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, këto të infektuar kanë rezultuar nga 7.483 të testuar. Vetëm në Shkup janë regjistruar 766 raste të reja. Po ashtu njoftohet edhe për 15 të vdekur e 12 prej të cilëve në 24 orët e fundit.
Nga Instituti i Shëndetit Publik ka bëri të ditur edhe për 331 të shëruar. Ministria e Shëndetësisë njëherit ka bërë të ditur se në laboratorin e virologjisë të Institutit të Shëndetit Publik janë kryer analizat për zbulimin e llojit Omicron dhe nga 24 mostra pozitive nga pacientë nga Shkupi, Koçan, Velesi, Gjevgjelia dhe Bogdanci janë regjistruar dhe 9 pacientë me Omicron. Kjo përbën 37,5% të mostrave pozitive.
Me 1197 të infektuarit në 24 orët e fundit numri i rasteve aktive në vend është rritur në 5667 të infektuar. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)
