Barsak: Shqipëria dhe RMV të vazhdojnë bashkë drejt BE-së

04.01.2022 17:33

Ambasadorja franceze në Shqipëri, Elizabet Barsak....

Ambasadorja franceze në Shqipëri, Elizabet Barsak, thotë se Shqipëria dhe RMV duhet të vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët në procesin eurointegrues.

Por, ajo arsyeton deklaratën e e kryeministrit Rama se frustracioni për shkëputje vjen si pasojë e veto-s të njëpasnjëshme bullgare.

Ambasadorja franceze potencon se poqë se RMV dhe Bullgaria vazhdojnë mosmarrëveshjet, atëherë Shqipëria mund të hapërojë drejt BE-së si shtet i vetëm.                                                                                  

“Sa i përket kësaj pyetjeje, mendoj se duhet ta tejkalojmë idenë se këta dy popuj mund të ndahen. E di se shumëkush thotë se këta dy vende janë trajtuar si një dhe për shkak se punët mes RMV-së dhe Bullgarisë nuk shkojnë mirë, atëherë dy shtetet duhet të ndahen. Kjo duhet të tejkalohet dhe duhet të japim maksimumin prej nesh që të mundet të dy konferencat ndërqeveritare  të mbahen në të njëjtën kohë.”,- deklaroi ambasadorja e Francës në Shqipëri, Elizabet Barsak.

Ndërkohë mediat bullgare njoftojnë se këshilltarja e politikës së jashtme të kryeministrit bullgar, Vesella Çernova, më 2 janar ka qëndruar në Shkup, me qëllim të përgatitjes së vizitës së kryeministrit Kirill Petkov në Shkup që pritet të realizohet në janar, menjëherë pas zgjidhjes së qeverisë së re.

Po ashtu njoftohet se presidenti Rumen Radev pritet më 10 janar ta thërras këshillin e sigurisë kombëtare për të diskutuar kornizën e marrëdhënieve me Maqedoninë e Veriut. 

Nga ana tjetër Sllavi Trifunov njëri nga partnerët e kryeministrit Petkov në lëvizjen „Ka popull të tillë“ ka kërkuar që SHBA-të ti heqin vizat ndaj Bullgarisë, derisa BE ta inkuadrojë Bullgarinë në zonën Shengen, që Bullgaria ta heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kjo deklaratë e Trifunov nuk ka gjetur përkrahjen e partnerëve të kualicionit. Nënkryetari i parlamentin bullgar Kristijan Vigenin ka thënë se katër partitë  në koalicion kanë qëndrim të saktë për integrimin e  RMV-së.

“Kjo temë mbetet një nga  sfidat më të mëdha  për Bullgarinë dhe qeverinë në sferën e politikës së jashtme dhe evropiane. Bashkëpunimi i gjerë mes institucioneve  është çelësi i mbrojtjes së suksesshme të interesit bullgar.”,- ka thënë Vigenin.

VMRO-DPMNE: Qeveria në RMV po miraton çdo kërkesë bullgare

Rreth kontestit me Bullgarinë VMRO-DPMNE-ja opozitare, e cila akuzon qeverinë se po miraton çdo retorikë bullgare.

“Bullgarët kanë gjetur qeveri që hesht  për secilin provokim të tyre dhe kjo bëhet normale  për një qeveri jonormale të udhëhequr nga LSDM  e cili aktron  jonormalitet, ndërsa heshtja nënkupton miratim nga ana e tyre por jo edhe nga opinioni.”,- u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dushko Arsovski.

Autoritetet në vend përfshi shefin e diplomacisë Bujar Osmani dhe të dërguarin special për bisedimet me Bullgarinë Vllado Buçkovski janë shprehur optimist për një marrëveshje të shpejtë me Bullgarinë e cila do të zhbllokonte integrimet drejt BE-së.  (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)