Tenis
Federer-Vavrinka, për të varfërit në Afrikë
22.12.2014 18:31
Në përballjen egzibicionale të cilën Roxher Federer dhe Stanisllav Vavrinka e luajtën në Cyrih, mbi 11 mijë shikues kishin rast dhe privilegj të veçantë...

Në përballjen egzibicionale të cilën Roxher Federer dhe Stanisllav Vavrinka e luajtën në Cyrih, mbi 11 mijë shikues kishin rast dhe privilegj të veçantë që edhe një herë të jenë deshmitarë të magjisë të cilën u`a dhuruan tenisti më I mirë në botë I të gjitha kohërave Federer dhe oponenti I tij Stanisllav Vavrinka, të dy zviceran.
Përballja e tyre kishte karakter human, ndërkaq qëllimi ishte që të tubuhen sa më shumë mjete materiale për të varfërit dhe të uriturit në Afrikë. Federer dhe Vavrinka kan deklaruar se janë shumë afër qëllimit të tyre që të tubojnë miliona dollar, para se të kalojnë në tubimin e parave edhe për një qëllim tjetër humanitar për emancipimin e fëmijëve analfabetë në Pakistan.
Roxher Federer ka fituar sfidën me rezultat 2 me 0 në sete, 7-6 dhe 6-4, mirëpo nën hijen e rezultatit mbeti goditja e tij e njohur “TVINER” goditje kjo e cila u përcoll me ovacione nga mëse 11 mijë shikues në Zvicër.
SAMI ADEMI
