Polonia, gardh prej 186 km të gjatë me Bjellorusinë

04.01.2022 19:02

Roja kufitare polake nënshkroi...

Roja kufitare polake nënshkroi sot marrëveshje për ndërtimin e një gardhi mbrojtëse në kufirin me Bjellorusinë, nga ku pothuajse 40 mijë emigrantë u përpoqën të hynin në Poloni vitin e kaluar.

Gardhi do të jetë 186 kilometra i gjatë, do të ndërtohet në katër lokacione në të njëjtën kohë dhe do të ketë 22 porta për të mundësuar kalimin e kafshëve.

Gardhi është planifikuar të jetë pesë metra i lartë dhe pajisjet moderne do të përfshijnë kamera vëzhgimi ditën dhe natën dhe censor lëvizjeje.

Autoritetet polake thanë se rrethoja mbrojtëse pritet të përfundojë në fund të qershorit.

Në ditën e fundit të vitit 2021, 44 persona u përpoqën të kalonin ilegalisht kufirin Poloni-Bjellorusi, dhe rreth 39.700 përpjekje për të kaluar kufirin ilegalisht u regjistruan vitin e kaluar, përfshirë 1.700 në dhjetor, njoftoi roja kufitare polake.