Orce Kamçev lirohet nga paraburgimi, pranohet garancia prej afro 11 milionë euro
Biznesmeni Orce Kamçev....

Biznesmeni Orce Kamçev i dyshuar në rastin “Parcelat në Vodno” lirohet nga paraburgimi, shkruan “A1on”.
Gjykata e Apelit ka pranuar garancinë prej afro 11 milionë euro, ndërkaq pasaportën e Kamçevit do ta mbajë Gjykata.
“Ankesa është lënë në fuqi dhe masa e paraburgimit është hequr duke pranuar garanci. 10.996.453 euro, disa janë në pasuri të paluajtshme dhe disa në cash”, thonë nga Gjykata e Apelit për “A1on”.
Nga Gjykata shtojnë se Kamçevit i është caktuar masa e kujdesit, përkatësisht të paraqitet në gjykatë një herë në javë dhe të mos largohet nga vendbanimi, përkatësisht të mos largohet nga Shkupi.
Kujtojmë se biznesmeni Kamçev për momentin është duke u trajtuar në Spitalin Sistina, aty ku edhe e priti Vitin e Ri 2022, pas trajtimit nuk do të kthehet në burg, por do të shkojë në shtëpi.
