Maqedoni

Parashikimi i motit

05.01.2022 09:02

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me diell dhe me vranësira të vogla lokale.....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Paradite sipas DPHM-së në disa lugina do të ketë mjegull ose vranësira të konsiderueshme të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. 
Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin nga -2°C deri në 4°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9°C deri në 17°C.
 
Në Shkup moti do të jetë I ngjajshëm ku paradite do të ketë mjegull, ndërsa gjatë ditën do të jetë kryesisht me diell dhe me erë të dobët jugore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 11°C.
 
Gjatë ditës së nesërme vranësira do të rritet. Nga dita e premte vijon një periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, kurse në male e në disa vende më të larta do të bie borë. Temperaturat ditore do të jenë në rënie.